Pamje nga Dasma e Mesut Ozil dhe Amine Gulse

0

Video nga martesa e çiftit.

loading...

Futbollisti i njohur gjermano-turk, Mesut Ozil dhe modelja e njohur turke, Amine Gulse dashurinë e tyre sot e kanë kurorëzuar me martesë. Çifti i kanë thënë po njëri-tjetrit para shumë mysafirëve, në mesin e të cilëve ishte edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kjo shihet nga disa video të hedhura në instagram, nga të cilat kuptohet se presidenti turk ishte edhe dëshmitar i martesës së çiftit. Aktorja dhe modelja e njohur, Amine Gulse në ditën e saj më të lumtur flokët i ka lënë të lëshuara, teksa ka veshur një fustan të bukur nusërie.

Ndërsa, Ozil ka veshur një kostum ngjyrë të zezë, i cili i ka shkuar mjaft për shtati. Pamje nga martesa e çiftit mund të shihni më poshtë.

Mesut dhe Amine janë fejuar në janar të këtij viti. Është bërë e ditur se ata kanë filluar lidhjen që nga viti 2016, ndërsa e kanë zyrtarizuar në dhjetor të vitit 2017. Amine është modele dhe ka qenë ish-miss Turqia (2014). Pas rolit të saj në serialin “Asla Vazgeçmem”, ajo është bërë e njohur për publikun e gjerë, brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here