Shqip apo turqisht, Almeda Abazi tregon se si do t’i flasë djalit

0

Almeda tregon se a do t’ia mësojë djalit gjuhën shqipe .

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman, para një muaji u bënë prindër për herë të parë. Çifti i njohur u bekua me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan. Sot, ndjekësit e Almedës në Instagram i parashtruan pyetje të shumta asaj lidhur me shtatzaninë, lindjen dhe kujdesin ndaj Efehanit, të cilave ajo iu përgjigj pa hezitim.

Ndër pyetjet e shumta ishte edhe ajo se a do t’ia mësojë gjuhën shqipe djalit, sa kilogramë i ka shtuar gjatë shtatzanisë, kujt i ka ngjarë Efehani. Almeda u zotua se djalit të saj se do t’ia mësojë gjuhën shqipe.

Almeda Abazi tregoi se i ka shtuar 16 kilogramë gjatë shtatzanisë dhe ka humbur 8 kilogramë pas lindjes.

Ndërsa, kur e pyetën se kujt i ka ngjarë Efehani, ajo tha se ai është si i ati “Tolga i vogël”.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here